Rreth nesh
Rreth kompanisë
Ekspertë në Rikonstruksione dhe Dekor
AS Construction & Decor ofron shërbime cilësore në rikonstruksione, punime gipsi, bojë, izolime dhe instalime teknike. Ne punojmë me përkushtim, materiale të certifikuara dhe vëmendje maksimale ndaj detajeve për të garantuar rezultate afatgjata dhe të besueshme.
Ekipi ynë siguron zgjidhje të personalizuara për çdo klient, duke kombinuar përvojën me teknikat moderne të punimeve të brendshme dhe të jashtme. Që nga rinovimet e vogla deri te projektet më të mëdha, objektivi ynë është cilësia dhe korrektësia.
Ne besojmë se çdo hapësirë mund të transformohet me punime profesionale dhe ide kreative. Me vite eksperiencë, garantojmë punë të sigurt, të pastër dhe të përfunduar në kohë.

Ani Skura
Themeluesi
Kontaktoni me mua
Rrugëtimi ynë drejt cilësisë
Që nga fillimet tona, kemi punuar me përkushtim për të ofruar shërbime të ndërtimit dhe rikonstruksioneve me standarde të larta. Çdo projekt është një mundësi për të treguar profesionalizëm, kujdes për detajet dhe pasion për punën. Ne vazhdojmë të rritemi falë besimit të klientëve dhe përkushtimit të ekipit tonë.
Pse klientët na besojnë
Kompani e Licencuar
Ne punojmë sipas standardeve të ndërtimit dhe ofrojmë shërbime të sigurta dhe profesionale për çdo projekt.
Garanci në Punimet Tona
Ofron garanci për shërbimet tona, duke siguruar besim dhe qetësi për çdo klient.
Materiale Cilësore
Përdorim materiale të certifikuara dhe të qëndrueshme për përfundime afatgjata dhe estetike.
